Komuna e Rahovecit ndan nga 500 euro për çdo lindje
RahovecPostuar: 10:06 / 16.01.2024
Njoftimi i plotë i kryetarit Latifi:
“Përmbusha edhe një zotim publik - 500€ për çdo lindje
Sot, nënshkrova vendimin e parë të subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.
Nga janari i këtij viti, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet me 500€ nga Komuna e Rahovecit.”