Komuna e Rahovecit pranon konfirmimin e ligjshmërisë së vendimit për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal 2023-2031

RahovecPostuar: 18:34 / 15.02.2024

Ndër të tjera, kryetari Latifi, ka shkruar:

“Me anë të kësaj shkrese, konfirmohet puna dhe angazhimi ynë në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm, që i hap mundësi zhvillimit të Komunës së Rahovecit.
Po ashtu, pas miratimit të PZhK-së, do t'i procedojmë edhe dokumentet, si: Vlerësimi Strategjik i Mjedisit dhe Harta Zonale, që përcaktojnë etazhitetin e objekteve në zona të caktuara.
Urime!”