Kryetari Latifi filloi ditën duke vizituar QKMF-në "Dr.Fahredin Hoti"
RahovecPostuar: 11:01 / 22.01.2024
Lidhur me këtë vizitë, kryetari Latifi ka shkruar:
“E nisa javën mbarë me personelin shëndetësor në Repartin e Maternitetit të QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.
I përgëzova dy specialistët e gjinekologjisë, dr. Ilir Kadirin dhe dr. Feirzi Kryeziun si dhe infermieret (motrat), për angazhimin në punë dhe për kryerjen me sukses të lindjeve në këtë repart.
Nga personeli kërkova përkushtim edhe më të madh, me qëllim të ofrimit të shërbimeve në kohë dhe me efikasitet të lartë për qytetarët tanë.
Ne mbesim të përkushtuar për fuqizimin e këtij reparti dhe në përgjithësi të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti”.”