Kryetari Latifi ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj
RahovecPostuar: 17:15 / 13.03.2024
Postimi i plotë i kryetarit Latifi:
“Me bashkëpunëtorë, prita në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, z. Petrit Malaj.
Kurdoherë e kemi dëshmuar se marrëdhënia jonë është vëllazërore. Natyrisht, Rahoveci e ruan dhe e kultivon traditën e bashkëpunimit dhe është shtëpia e të gjithë shqiptarëve.
Ambasadorin Malaj e urova për detyrën e re në misionin diplomatik dhe e falënderova për vizitën në Rahovec.”