Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorë të drejtorive
RahovecPostuar: 15:32 / 11.12.2023
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e radhës të rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale, ku diskutuan një varg çështjesh të angazhimeve ditore si dhe planeve në secilin sektor të komunës. Po ashtu, u raportua për punën javore, si dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar.
Këto takime forcojnë bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërmjet drejtorive, duke ndihmuar në koordinimin e përpjekjeve për t’u avancuar më tutje.