Kryetari Latifi mbajti takimin e fundit për vitin 2023 me drejtorët komunal dhe kabinetin
Ndër të tjera, kryetari Latifi ka shkruar:
“Prapa po lëmë një vit të mbushur plot me punë, suksese, të arritura, sfida, projekte të realizuara, plot të tjera të nisura e që do t’i përmbushim vitin që po vjen.
Jemi komuna e parë në nivel vendi në performancë me 78.67 % të përmbushjes së indikatorëve.
Kemi tejkaluar planin e të hyrave komunale për këtë vit, nga 1.445.603.00€ të planifikuara, kemi tejkaluar planin e të hyrave prej 535 mijë €, në përgjithësi kemi siguruar të hyra rreth 2 milion €, e buxhetin e paraparë për 2023 e kemi shpenzuar në mënyrë të përgjegjshme, e shprehur në përqindje prej 99.61%.
Si kryetar i komunës, bashkë me ekipin tim, e them me përgjegjësi të plotë se kemi qenë afër kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të të gjitha vendbanimeve dhe me mundësitë tona, ndoshta jo të mjaftueshme, ju kemi qëndruar afër e jemi munduar bashkërisht me ekipin të jemi në shërbim të të gjithëve, pa dallim.
Pra, janë nisur e kryer shumë punë. Kemi miratuar Planin Zhvillimor Komunal 2023-2031.
Uroj të keni së pari shëndetin dhe motivin për të ecur përpara, të punojmë shumë për të mirën e përgjithshme!
Për fund, falënderoj ekipin tim dhe qytetarët për bashkëpunimin, gatishmërinë e treguar dhe punët e shumta që kanë kryer gjatë gjithë vitit 2023!
Uroj gjithçka të mirë për ju e familjet tuaja!”