Kryetari Latifi mbajti takimin e parë për vitin 2024 me punonjësit e Administratës Komunale të Rahovecit
Lidhur me këtë takim, kryetari Latifi ka shkruar:
“Fillimisht, falënderova të gjithë punonjësit për angazhimet dhe bashkëpunimin në baza ditore, në përputhje me detyrimet e parapara me ligj.
Theksova edhe një herë rëndësinë e respektimit të orarit të punës dhe punonjësit të kenë përkushtim të parezervë në kryerjen e shërbimeve për qytetarë, duke ngritur gjithnjë e më shumë cilësinë e punës, për t’i bërë sa më të lehta dhe efikase shërbimet administrative.
Më pas, për lansimin e sistemit të hyrje-daljeve në punë, u.d. udhëheqësi i Zyrës së Personelit, z. Agron Thaqi, shpjegoi funksionimin e këtij sistemi, si dhe iu dha sqarimet e nevojshme.
Nga zyrtarët komunalë kërkova angazhim maksimal për ta mbajtur Rahovecin sa më lart në transparencë, performancë komunale, investime publike dhe në realizimin e të hyrave.”