Kryetari Latifi mban takimin e dytë publik me qytetarë
Kryetari Latifi, lidhur me fjalimin e tij në takim theksoi se:
“Sot, në praninë e një numri të madh të qytetarëve, shoqërisë civile, kryetarëve të këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane, si dhe palëve të tjera të interesuara, paraqita:
-Raportin e punës për vitin 2023;
-Planin e Punës për vitin 2023;
-Listën e aktiviteteve të evidentuara gjatë këtij viti;
-Raportet e aktiviteteve thelbësore të secilës drejtori veç e veç dhe ecurinë e angazhimeve, investimeve, sukseseve dhe ngecjeve;
-Sfidat, detyrimet dhe përgjegjësitë gjatë vitit 2023.
Theksova, se edhe këtë vit në Komunën e Rahovecit nuk do të ketë suficit, sepse Komuna e ka shpenzuar buxhetin në mënyrën më të mirë të mundshme, deri më tani në total: 98.26 % të buxhetit dhe 96.28 % në investime kapitale. Në inkasimin e të hyrave kemi tejkaluar planin ku kemi arritur shifra rekorde deri më tani në 1.933.026.10€.
Sheshin Qendror dhe Qendrën për Kulturë dhe Arte, në veçanti miratimin e Planin Zhvillimor Komunal (PZhK) 2023 - 2031, i cilësoj ndër arritjet tona të suksesshme.
Në fund, qytetarët parashtruan pyetje, shqetësime, kërkesa dhe përgëzime për punën tonë gjatë vitit 2023.
Të gjitha pyetjet dhe komentet e pjesëmarrësve që folën, morën përgjigje konkrete. Ky takim publik dhe bashkëbisedim, neve si ekzekutiv na mbanë më të fokusuar në detyrimet tona, për vazhdimin e punëve të mbetura dhe për suksese në projekte të reja.”
Vegëza e Raportit vjetor të punës: https://kk.rks-gov.net/.../RAPORTI-VJETOR-I-PUNES-SE...