Kryetari Latifi mban takimin e parë për vitin 2024 me drejtorët e shkollave, psikologët, pedagogët, koordinatorët e cilësisë dhe kryetarët e këshillave të prindërve
Lidhur me këtë takim, kryetari Latifi ndër të tjera ka shkruar:
“Çështjet si siguria në shkolla, mbarëvajtja e procesit mësimor në fillim të gjysmëvjetorit të dytë, përgatitja e mbajtjes së garave komunale të Olimpiadës së Fizikës, procesi i monitorimit të mësimit dhe ecuria e zbatimit të Pakos Pedagogjike, ishin temat për të cilat diskutuam sot.
Kërkova nga drejtorët e shkollave dhe nga organet drejtuese të tyre, që të jenë në nivelin e duhur të detyrës dhe të rrisin nivelin e përkushtimit për proces të rregullt mësimor dhe funksionim të duhur të organeve drejtuese në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.
Gjithashtu, së bashku me drejtorin e DKA-së, prezantuam ecurinë e projekteve në vazhdim dhe të atyre të planifikuara gjatë këtij viti në fushën e arsimit.
Ne jemi të interesuar dhe të përkushtuar që ta kultivojmë në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunimin me organet drejtuese të shkollave, në funksion të përmirësimit të kushteve, në përputhje me standardet bashkëkohore dhe të përparuara për një mësimdhënie dhe mësimnxënie sa më cilësore.”