Kryetari Latifi nderoi dëshmorët e Pashtrikut

RahovecPostuar: 14:55 / 04.12.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Latifi:

25 vjet më parë në Pashtrik jehuan pushkët e tyre

Në këtë jubile të rënies së dëshmorëve të kombit: Muhamet Malësori, Hysni Duraku, Skender Hameli, Sinan Hoti, Isak Hoti, Sedat Hoti, Hida Hoti dhe Ismet Hoti, së bashku me bashkëpunëtorë, ish-luftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve e të martirëve, bëmë nderime në respekt të jetës dhe të veprës së tyre te Kompleksi Përkujtimor në Krushë të Madhe, si dhe te vendi i rënies në malet e Pashtrikut.

Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija e ngritur lart deri në piedestalin e vetëflijimit. Ata jetuan dhe sakrifikuan për ne.

Jehona e zërit të tyre është jehonë lirie që nuk do të na lejojë të devijojmë nga rruga drejt ardhmërisë më të mirë të brezave që do të na pasojnë.

Lavdi!