Kryetari Latifi nderoi dëshmorët në prag të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit

RahovecPostuar: 12:18 / 27.11.2023

“Duke u përkulur para heronjve e dëshmorëve idealistë, që dhanë jetën për liri ndër shekuj, mirënjohës secilit për sakrificat e mundin e bërë për këtë qëllim madhor të kombit tonë.
E ardhmja e kombit tonë është më e ndritshme se asnjëherë më parë në historinë tonë, prandaj festojmë të gëzuar dhe të lumtur në këtë përvjetor.
Urime për 28 Nëntorin!” – ka shkruar kryetari Latifi.