Kryetari Latifi nderoi sakrificën e familjes Jashari në Prekaz, me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë
RahovecPostuar: 17:45 / 16.02.2024
Lidhur me këtë, kryetari Latifi ka shkruar:
“Qëndresa dhe flijimi i Jasharajve përcaktoi drejtimin e pakthyeshëm kah liria, vuri në lëvizje atdhetarë e liridashës, që u bënë një me luftën e armatosur çlirimtare. Ata u bënë gurthemel i lirisë së Kosovës dhe gur i madh në kalanë e bashkimit të kombit, shpresë e kurajë për popullin tonë të robëruar ndër shekuj, dritë në rrugën tonë, e gjaku i tyre u bë një me flamurin.
Në Prekaz filloi përmbysja e epokës së robërisë në këto troje dhe hapja e shtigjeve të lirisë përmes kryengritjes sonë të armatosur çlirimtare.
Lavdi dhe nderime përjetësisht, Kryeheroit të kombit, Komandantit Adem Jashari, familjes heroike JASHARI, si dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”