Kryetari Latifi përkujtoi dëshmorët e kombit Visar Hotin e Safet Latifin në 25-vjetorin e rënies së tyre

RahovecPostuar: 14:26 / 18.04.2024

Lidhur me këtë ngjarje, kryetari Latifi ndër të tjera ka shkruar:

“Veprimtaria e Visarit dhe e Safetit është e gjallë, e prekshme dhe jehona e të bëmave të tyre jeton ende në mendjet e zemrat tona.
Visari e Safeti qysh në moshë të re kishin skalitur në mendjen dhe shpirtin e tyre qëllime dhe ideale të larta.
Në misionin e tyre fisnik rrugëtuan ballëlartë dhe pa u hamendur. Ata nuk u zmbrapsën deri më 18 prill, ku edhe ranë heroikisht. Sa herë që i kujtojmë vitet e kthesës së madhe, zhvillimet e rëndësishme që përmbysën pushtimin e gjatë fizik e shpirtëror të popullit tonë, na sfidojnë vlerat e kombit, mundimet e panumërta, gjaku i trimave.
Veprat që na i lanë amanet Safeti e Visari dhe të gjithë dëshmorët e lirisë na mësojnë se si duhet të përballemi me të keqen, pa u ligështuar asnjëherë, se si është e mundshme të shkrijmë fuqinë dhe dijen tonë për ta çuar përpara Kosovën, se si duhet të jemi shembull në veprime, se si nuk duhet të lëshojmë pe dhe as të flemë të qetë, kur është në pyetje interesi i përgjithshëm.
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”