Kryetari Latifi pjesë e tryezës së rrumbullakët në mbështetje të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”
Njoftimi i plotë i kryetarit Latifi:
Bashkë në mbështetje të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”
Së bashku me Prokurorin, zAzem Islamaj, Daniel Lezo nga OSBE-ja, përfaqësues të stacioneve policore në Gjakovë, Rahovec, Malishevë dhe institucioneve të tjera të sigurisë, mora pjesë në tryezën e rrumbullakët e organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore e komunës së Rahovecit, grupi jo-formal i grave dhe Shoqata “Hareja”, me temë “Dhuna në familje, dhuna me bazë gjinore dhe dhuna ndaj gruas”, për t’i dhënë mbështetje fushatës “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”.
Theksoj se, dhuna ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme, diskriminuese dhe duhet të dënohet, si dhe të luftohet e parandalohet me çdo kusht. Kështu që, unë u bëjë thirrje të gjithë burrave dhe djemve që të angazhohen plotësisht dhe të marrin përgjegjësinë për arritjen e barazisë gjinore. Për t`i bërë jehonë mesazhit që të gjithë duhet të angazhohemi që të kemi zero tolerancë për dhunën me bazë gjinore.
Ne si komunë, mbetemi të angazhuar dhe të përkushtuar në parandalimin e këtij fenomeni.