Kryetari Latifi priti në takim drejtorë e kryetarë të këshillave drejtues të shkollave

RahovecPostuar: 17:37 / 08.12.2023

“Në këtë takim ishin të pranishëm komandanti i stacionit policor në Rahovec dhe kryetarja e këshillit komunal të prindërve.
Çështjet si mbarëvajtja e procesit edukativo-arsimor, aspektet e sigurisë në shkolla, funksionimi i mirë i organeve drejtuese të shkollave dhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta, ishin tema për të cilat diskutuam sot.
Kërkova nga ta përkushtim për nivelin e duhur të detyrës për një proces të rregullt mësimor dhe funksionim të duhur të organeve drejtuese në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.
Mbesim të përkushtuar që të rrisim edhe më tej bashkëpunimin, plotësimin e kërkesave dhe nevojave që ka arsimi në komunën tonë.” – ka njoftuar kryetari Latifi.