Kryetari Latifi priti në takim komandantin e Komandës së Rajonit Perëndim të KFOR-it, kolonelin Francesco Ferrara

RahovecPostuar: 13:40 / 06.03.2024

Lidhur me këtë takim, kryetari Latifi ka shkruar:

“Mirëprita në takim komandantin e Komandës së Rajonit Perëndim të KFOR-it, kolonelin Francesco Ferrara, të cilin e urova për suksese në detyrën e re. I shpreha falënderime për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë që kemi me KFOR-in në projekte të ndryshme. Biseduam për gjendjen në përgjithësi të komunës sonë, për sfidat dhe synimet e përbashkëta.”