Kryetari Latifi priti në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar për Shqiptarët që jetojnë nën Serbi, Nevzad Lutfiun
RahovecPostuar: 14:02 / 12.12.2023
“Me z. Lutfiu folëm për shqetësimet dhe nevojat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, për padrejtësitë e mëdha dhe diskriminimin sistematik që u bëhet atyre nga shteti dhe institucionet qendrore e lokale të Serbisë.
Shpreha gatishmëri që bashkërisht të kujdesemi dhe të përpiqemi për mbrojtjen e qenies sonë kombëtare, për realizimin e të drejtave që po u shkelen, për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, të artit, të kulturës dhe të identitetit shqiptar, si dhe për kthimin e tyre në trojet e veta.
E përgëzoj z. Lutfiu për kontributin dhe angazhimin e palodhshëm, si dhe i uroj punë të mbarë!” – ka njoftuar kryetari Latifi.