Kryetari Latifi priti në takim Kryetarin e Këshillit të Qarkut të Kukësit, Astrit Dobrushi
Postimi i plotë i kryetarit Latifi:
“Takim vëllazëror me Kryetarin e Këshillit të Qarkut të Kukësit, z. Astrit Dobrushi
I shoqëruar nga bashkëpunëtorët, prita në takim z. Astrit Dobrushi, Kryetarin e Këshillit të Qarkut të Kukësit dhe ekipin e tij, me të cilët biseduam për projektet e përbashkëta, rritjen e komunikimit dhe të integrimit brendashqiptar.
Nisur nga fakti se jemi një popull që na lidh historia, në këtë takim u vendos theksi te thellimi i marrëdhënieve midis Rahovecit dhe Kukësit – dy qytete dhe qendra të rëndësishme rajonale, lidhja e fortë dhe kontributi i rëndësishëm i bashkëqytetarëve tanë dhe shfrytëzimi më i madh i mundësive të bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, si: në fushën e turizmit, trashëgimisë kulturore e historike, të bujqësisë, të mjedisit etj.
Në fund, i falënderova për vizitën dhe iu urova suksese e mbarësi.”