Kryetari Latifi priti në takim kryetarin e Komisionit të Regjistrimit të Popullsisë, Florim Isufi
RahovecPostuar: 15:12 / 24.01.2024
“Përgjatë takimit diskutuam për ecurinë e procesit të përgatitjeve për Regjistrimin e Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2024), i cili do të fillojë më 5 prill 2024, si dhe shpreha gatishmërinë e plotë për mbështetje në realizimin me sukses të Regjistrimit të Popullsisë, si një nga projektet më kapitale me interes kombëtar dhe shtetëror.
U pajtuam që të kemi koordinim sa më të ngushtë ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe ASK-së për suksesin e plotë të këtij projekti shumë të rëndësishëm.” – thuhet në njoftimin e kryetarit Latifi.