Kryetari Latifi priti në takim përfaqësues nga KRU “Gjakova”
RahovecPostuar: 17:14 / 12.02.2024
Postimi i plotë i kryetarit Latifi:
“I shoqëruar nga bashkëpunëtorët, takova z. Visar Hasi, drejtor teknik dhe z. Meriton Zika, zyrtar ligjor në KRU “Gjakova”, si dhe z. Visar Korenica, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me të cilët biseduam për çështje konkrete të investimeve në Komunën e Rahovecit.
Po ashtu, diskutuam për rritjen e bashkëpunimit dhe të bashkëfinancimit të projekteve, ku ka probleme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Nga KRU “Gjakova”, morëm garanci se e gjithë zona e shërbimit në Komunën e Rahovecit, do të furnizohet me ujë të pijshëm, si dhe do të vazhdohet me investime në projekte të reja.”