Kryetari Latifi priti në takim zyrtarë nga Ministria e Mbrojtjes
Në takim u diskutua për:
â–ªï¸ÂDokumentin për vlerësimin e rreziqeve (Rregulloren për metodologjinë e vlerësimit të rrezikut);
â–ªï¸ÂPlanin Operativ Emergjent Lokal (Rregulloren për metodologjinë e hartimit të planeve të reagimit emergjent);
â–ªï¸ÂPlanin e ushtrimeve dhe trajnimeve;
â–ªï¸ÂNevojat për ngritjen e kapaciteteve (sipas llojit të rrezikut); dhe
â–ªï¸ÂOfrimin e mbështetjes nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja.
Kryetari Latifi, iu dorëzoi: Dokumentin e vlerësimit të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, të cilët e vlerësuan si shumë të rëndësishëm dhe model për komunat tjera.
Ndërsa, zyrtarët e Ministrisë, shprehën gatishmërinë që të ketë koordinim në planet rreth fatkeqësive natyrore, ngritjen e kapaciteteve komunale për menaxhimin e fatkeqësive, organizimin e trajnimeve të ndryshme me grupet vullnetare dhe gatishmërisë emergjente në Komunën e Rahovecit.
Në fund, palët e falënderuan njëri-tjetrin për zhvillimin e këtij takimi produktiv dhe për bashkëpunimin e mëtejmë!