Kryetari Latifi priti në takim zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
RahovecPostuar: 16:23 / 16.02.2024
Përgjatë takimit diskutuan për ecurinë e procesit të përgatitjeve për Regjistrimin e Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2024), i cili do të fillojë më 5 prill 2024.
Komuna e Rahovecit në vazhdimësi ka shprehur gatishmërinë e plotë për mbështetje në realizimin me sukses të Regjistrimit të Popullsisë, si një nga projektet më kapitale me interes kombëtar dhe shtetëror.