Kryetari Latifi takoi kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane të Rahovecit
RahovecPostuar: 14:15 / 21.02.2024
Në takimin e parë për vitin 2024, kryetari i njoftoi të pranishmit për punët e mira që po ndodhin në Komunë, performancën më të mirë në nivel vendi, grantet e fituara dhe projektet që do të ndodhin në vazhdimësi.
Shumica e kërkesave të parashtruara janë përfshirë në synimet e Komunës së Rahovecit dhe i siguroi që nevojat e tyre do të përmbushen në mënyrë efektive dhe efikase.
Bashkë për partneritet të vazhdueshëm, ku përmes këshillave, vërejtjeve dhe kërkesave, po bëhen pjesë e pandashme e ndikimit në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit.