Kryetari Latifi takon përfaqësues nga DEMOS dhe MAPL
RahovecPostuar: 10:22 / 25.01.2024
Në takim, diskutuan lidhur me performancën e Komunës gjatë viteve 2018-2022 dhe grantin e fituar përgjatë viteve, procesin e rishikimit të SMPK-së dhe të GPK-së, projektet e financuara nga granti i performancës, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me Grantin e Performancës Komunale, i cili pritet të shpallet më 9 shkurt 2024.
Kryetari Latifi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe para tyre paraqiti kërkesat e qarta sa u përket çështjeve që i diskutuan. Nga ana e tyre Komuna e Rahovecit mori lëvdata dhe përgëzime për angazhimin ekipor për punën në raportimin e saktë për performancë komunale.