Kryetari Latifi uron 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
RahovecPostuar: 13:33 / 17.02.2024
Postimi i plotë i kryetarit Latifi:
“Të nderuar bashkëqytetarë të Republikës së Kosovës, në emër të Komunës së Rahovecit, gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!
E filluam ditën me aktivitetin tradicional të pritjes së qytetarëve, për të vazhduar me homazhe për ata që dhanë jetën për liri e pavarësi!
Vazhdojmë gjatë ditës me aktivitetet që kemi paraparë për sot.
Gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë, shqiptarë, kudo që ndodheni!
Lavdi për jetë të jetëve të rënëve për lirinë e atdheut dhe kombit shqiptar!”