Kryetari Latifi vizitoi Komunën e Haraçinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Njoftimi i plotë i kryetarit Latifi:
Kënaqësi ta vizitoj Komunën e Haraçinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku u prita nga kryetari Ridvan Ibraimi.
Me këtë rast, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkomunal në kuadër të thirrjes Cross-Border Cooperation Programme Kosovo - The Republic of North Macedonia under IPA II 2019 and 2020, me projektin "Be Clean, Be Green".
Në këtë projekt, lidere do të jetë Komuna e Haraçinës, partnere Komuna e Rahovecit, OJQ- ja nga Kosova, Green Art Center dhe Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional – CUIC/QMBI, nga ana e Maqedonisë.
Me anë të kësaj marrëveshjeje, me 210 mijë euro do të financohet ndërtimi i 6 gropave septike me standarde bashkëkohore në komunën tonë, ndërsa në Komunën e Haraçinës do të bëhet trajtimi i mbeturinave të amvisërisë.
Po ashtu, bashkë nderuam dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në kompleksin e dëshmorëve në Haraçinë.