Kryetari Latifi zhvilloi takim me punonjësit e administratës komunale
RahovecPostuar: 11:26 / 15.12.2023
“Në vitin 2024 po hyjmë me një bilanc pozitiv. Është me interes të veçohen disa nga arritjet:
Arritje e suksesshme në të hyra, me rreth 1.9 milion;
Arritje të lartë në transparencë buxhetore;
Arritje të lartë në performancë komunale;
Arritje në sferën e investimeve publike;
Arritje në menaxhim të buxhetit, ku deri sot kemi shpenzuar në total, mbi 97.2 % të buxhetit.
Në këtë takim, përveç vlerësimit dhe mirënjohjes për angazhimin në punë për vitin 2023, njëherit kërkova që disiplina të jetë më e madhe në vitin vijues.
Në fund, urova të gjithë punonjësit për festat e fundvitit, duke iu dëshiruar të gjithëve mbarësi dhe shëndet.” – ka shkruar kryetari Latifi.