Lansohet “Harta e Lirisë” në Komunën e Rahovecit
Në këtë hartë janë paraqitur:
1. Lapidarët e dëshmorëve,
2. Varrezat e dëshmorëve,
3. Varrezat e martirëve,
4. Pikat e zjarrit të UÇK-së,
5. Barikadat,
6. Ambulancat,
7. Muzetë,
8. Shtëpitë që kanë shërbyer si shtabe të UÇK-së,
9. Shtëpitë që kanë shërbyer si baza të organizimit, strehë dhe logjistikë të UÇK-së.
Kryetari Latifi, ka theksuar se: “Me anë të kësaj harte synojmë t'i ruajmë dhe t'i promovojmë vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit shqiptar në tërë territorin e Komunës së Rahovecit.
Harta është realizuar me programe bashkëkohore digjitale dhe hartografike, ku për këtë falënderoj përzemërsisht: bashkëpunëtorët e mi, OVL-dega në Rahovec, Idriz Shala, ekspertin e hartografisë, zyrtarët tanë nga zyra e IT -së dhe kompaninë "Rama Print".”
Për të siguruar Hartën e lirisë, mjafton të klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://rahovecidigjital.com/