Mbahet konsultimi publik për Draft Vlerësimin Strategjik Mjedisor për Hartën Zonale Komunale të Rahovecit 2024-2032

RahovecPostuar: 15:42 / 05.01.2024

Në këtë konsultim kanë marrë pjesë: Drejtori i Drejtorisë për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Albnor Mullabazi, organizatat jo-qeveritare, ekspertë të fushave të ndryshme dhe qytetarë.

Drejtori, Albnor Mullabazi, në fjalën hyrëse ka falënderuar të pranishmit dhe konsulentët që kanë kontribuuar në hartimin e këtij drafti.

Të pranishmit kanë diskutuar lidhur me “Draft Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) për Hartën Zonale Komunale të Rahovecit 2024-2032”.

Për detaje të tjera do të ju njoftojmë, duke e publikuar procesverbalin dhe raportin nga konsultimi publik në këtë link: https://kk.rks-gov.net/.../cate.../konsultime-publike-al/...