Mbahet konsultimi publik për projekt planin e punës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit për vitin 2024

RahovecPostuar: 15:42 / 21.11.2023

Kryesuesi i Kuvendit, Arbër Zenuni prezantoi në pika të shkurtra Projekt Planin, synimet dhe prioritet kryesore të vitit 2024, duke e bërë një studim të detajuar të të arriturave, por edhe nevojave dhe pritjeve të qytetarëve nga Kuvendi Komunal.

Plani që po paraqesim është sfidues dhe është pjesë e procesit të përmirësimit të kushteve të punës e të jetës për qytetarët e Rahovecit, e që duhet të zbatohet në praktikë.

Nga pjesëmarrësit pati komente rreth , rritjes së investimeve neper shkolla, shpallje me interes te përgjithshëm të parcelave si dhe përfshirjes së disa projekteve konkrete në listën e investimeve kapitale.

Për detaje të tjera do të njoftoheni me publikimin e procesverbalit dhe raportit nga konsultimi publik në këtë link: https://kk.rks-gov.net/.../cate.../konsultime-publike-al/...