Mbahet konsultimi publik për Projekt-Planin Lokal të Veprimit për Biodiversitet 2023-2027 në Komunën e Rahovecit

RahovecPostuar: 17:34 / 22.11.2023

Në këtë konsultim kanë marrë pjesë, Drejtori i Drejtorisë për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Albnor Mullabazi, Grupi Punues i Hartimit të PLVB-së, organizatat jo-qeveritare, ekspertë të fushave të ndryshme dhe qytetarë.

Drejtori Albnor Mullabazi, në fjalën hyrëse ka falënderuar të pranishmit dhe grupin punues që kanë kontribuar në hartimin e këtij plani dhe ka vlerësuar se me hartimin dhe miratimin e Planit Lokal të Veprimit për Biodiversitet, do të definohen veprimet për mbrojtjen e biodiversitetit në nivel lokal.

Të pranishmit kanë dhënë komentet dhe vërejtjet e tyre lidhur me Planin Lokal të Veprimit për Biodiversitet, për periudhën pesë vjeçare, 2023-2027.

Për detaje të tjera do të njoftoheni me publikimin e procesverbalit dhe raportit nga konsultimi publik në këtë link: https://kk.rks-gov.net/.../cate.../konsultime-publike-al/...