Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Rahovecit, e para për këtë vit kalendarik
Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë.
Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u ceduan këto pika:
1. Shqyrtimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës komunale, P-02343-0 me pronën e institucionit qendror, P-01422-5, zk - Rahovec;
2. Shqyrtimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës komunale, P-02280-1 me pronën e institucionit qendror, P- 02240-1 zk - Rahovec;
3. Shqyrtimi i vendimit për caktimin e anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuar në Komunën e Rahovecit;
4. Shqyrtimi i vendimit për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZhK) 2023-2031;
Në mbledhje e sotme, kryesuesi i njoftoi anëtarët e komitetit se edhe këto pika do të jenë në rend dite për mbledhjen e rregullt të kuvendit:
🔻Informatë mbi realizimin e Planit të Veprimit për Transparencë Komunale për vitin 2023;
🔻Informatë rreth aktivitetit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2023;
🔻Raporti vjetor i punës të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2023;
🔻Raporti Financiar, janar-dhjetor 2023;
🔻Raporti i Performancës Komunale për vitin 2022;
🔻Raporti vjetor i Komitetit për Komunitete për vitin 2023;
🔻Raporti vjetor i Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale për vitin 2023;
🔻Raporti vjetor i punës i kuvendit komunal për vitin 2023;
🔻Plotësim ndryshimi i vendimit 01 Nr. 167/23, i datës 27.12.2023;
Si çdo herë edhe për këtë mbledhje të KPF-së, do të përgatitet procesverbal nga Sekretaria e Kuvendit dhe i njëjti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës:https://kk.rks-gov.net/.../ekstraktet-e-procesverbaleve.../