Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Rahovecit
Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme ne Komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojmë është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar prej takimit të fundit të mbledhjes së KKSB-së. Para disa dite e kemi mbajtur një mbledhje urgjente të KKSB-së, për shkak të rasteve të vjedhjeve që kanë ndodhur në Krushë dhe Ratkoc.
Kjo është mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2024, me plan të ri dhe angazhime të reja.
Në këtë mbledhje u diskutua rreth çështjeve:
-Për lirimin e trotuarëve - hapësirave publike;
-Siguria dhe kontrolli i shpeshtë në trafik;
-Analizimi i vjedhjeve në territorin e Komunës së Rahovecit;
-Punishtet në qytet;
-Vetëdijesimi i nxënësve për rrezikun nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera nga lufta;
-Niveli i sigurisë në shkolla;
-Parandalimi i përdorimit të substancave narkotike;
-Promovimi i bashkëpunimit ndëretnik dhe ndërfetar;
-Deponitë ilegale dhe mbeturinat;
-Mbrojtjen e lumenjve që rrjedhin - ndalimi i hudhjes së mbeturinave;
-Përpjekja intensive për ushqim më cilësor me siguri me të lartë (siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore).
Komandanti i Stacionit Policor - Rahovec, z. Fazli Morina, si zakonisht raportoi rreth situatës së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit, me statistika si në vijim:👇ðŸÂ¼
Siç e dini, i kemi 6 plane operative, 12 plane të veprimit. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 45 vepra penale.
3 raste posedim të narkotikëve dhe 3 lëndim të lehtë trupor. Dhunë në familje 5 raste, armëmbajtje pa leje 2.
-Janë ndaluar në mbajtje 7 persona dhe janë arrestuar 12.
-Rasti i parë i grabitjes në Ratkoc është në rrugë të mirë për t’u zbardhur i tëri.
-Te rasti në Krushë të Madhe - vrasje në tentativë, deri më tani janë arrestuar 4 persona.
Sa i përket sigurisë në komunikacion rrugor:
Janë dhënë 903 gjoba në komunikacion rrugor. Prej tyre, 35 gjoba janë shqiptuar për drejtimin e automjetit pa patent shofer, 67 gjoba për parkingje joadekuate, 375 sosh për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar dhe 2 gjoba për organizimin e garave.
Nga shkollat e Komunës së Rahovecit janë 2 raste të hapura, çdo gjë tjetër është në rregull.
Në fund të mbledhjes, kryetari falenderoi të gjithë anëtarët e KKBS-së për konstruktivitetin, angazhimin dhe punën e bërë. Agjërim të lehtë për ata që agjërojnë.