Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Rahovecit

RahovecPostuar: 15:30 / 16.11.2023

Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, zt. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë.

Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, me shumicë votash u ceduan këto pika:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim paraprak të pronës së paluajtshme komunale, personave fizikë dhe juridikë dhe zhvillimin e procedurave të ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër 1-15 vjet;
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-01728-1 ZK-Rahovec;
4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës
P-71510057-02240-1 ZK-Rahovec;
5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës
P-71510057-01422-1 ZK-Rahovec;
6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510033-00550-2 ZK-Xërxë;

Në mbledhjen e sotme ishin tre pika shtesë, të njëjtat u votuan unanimisht për t’u ceduar për në mbledhjen e rregullt të kuvendit:

1.Shqyrtim i propozim vendimit për caktimin e normave tatimore për vitin 2024;
2.Shqyrtim i propozim vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm P-00386-1 ZK Pastaselë;
3.Shqyrtim i raportit nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Si zakonisht edhe për këtë mbledhje të KPF-së, do të përgatitet procesverbal nga Sekretaria e Kuvendit dhe i njëjti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës: https://kk.rks-gov.net/.../ekstraktet-e-procesverbaleve.../