Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Rahovecit
Udhëhequr nga Kryesuesi Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e dymbëdhjetë dhe e fundit e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për vitin 2023.
Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, zt. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë.
Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, me shumicë votash u ceduan këto pika:
1. Raporti i punës së ekzekutivit (kryetarit) për vitin 2023;
2. Shqyrtimi i Planit të Punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2024;
3. Shqyrtimi i Planit të Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2024;
4. Shqyrtimi i Planit të Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2024;
5. Shqyrtimi i Planit të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2024;
6. Shqyrtimi i Planit Lokal të Veprimit për Biodiversitetit (2023-2027);
7. Shqyrtimi i Planit Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit (2023-2024);
8. Raporti për zbatimin e Planit të Integritetit për vitin 2023;
9. Shfuqizimi i vendimit 01 Nr. 303/22, i datës 29.04.2022 për miratimin e Planit Komunal për Integritet (2022-2026);
10. Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktim të lokacionit për vendosjen e trafos elektrike P- 01015-44 ZK-Xërxë;
11. Shqyrtimi i propozim-vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Rahovecit në shfrytëzim të personave fizik dhe juridik deri në 15 (pesëmbëdhjetë) vite P- 08152-0;
12. Shqyrtimi i Raportit të komisionit për Zbatimin e procedurave dhe Vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të Pronës së Paluajtshme të Komunës P- P- 08152-0; , sipas vendimit 01 Nr.____/23, i datës 00.12.2023;
13. Raport mbi realizimin e Planit të punës së zyrës prokurimit për vitin 2023, dhe informatë mbi Planin vjetor të Prokurimit publik 2024;
14. Raporti i “Grantit të Performancës Komunale” për Komunën e Rahovecit për vitin 2022;
Në mbledhjen e sotme ishte një pikë shtesë, e njejta u votua unanimisht për t’u ceduar për në mbledhjen e rregullt të kuvendit:
Vendim për subvencionimin e mbulimit të shpenzimeve të varrimit për vitin 2024.
Si çdo herë edhe për këtë mbledhje të KPF-së, do të përgatitet procesverbal nga Sekretaria e Kuvendit dhe i njëjti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës.