Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Rahovecit
Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë.
Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive dhe dinamike, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u ceduan këto pika:
1. Shqyrtimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr.325/22, i datës 31.5.2022, për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Arsim;
2. Shqyrtimi i vendimit për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.174/23, i datës 27.12.2023, për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2024;
3. Shqyrtimi i vendimit për plotësimin e listës rezervë për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në Komunën e Rahovecit.
Shtesë ishte një pikë:
Shqyrtimi i vendimit për dhënien e pëlqimit paraprak për të filluar procedurat përmes konkurrimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës, personave fizikë dhe juridikë deri në 25 vjet.
Po ashtu, në mbledhjen e sotme, kryesuesi i njoftoi anëtarët e komitetit, se edhe këto pika do të jenë në rend dite për mbledhjen e rregullt të kuvendit:
-Informatë e DKA-së për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2023/2024;
-Informatë mbi kontratat publike të Komunës së Rahovecit;
-Raport nga Zyra e Auditimit të Brendshme për vitin 2023 dhe diskutimi i planit të veprimit;
-Raport mbi zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportin e auditimit nga ZKA-ja, për vitin 2022;
-Raporti i Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale për vitin 2023.
Si çdo herë edhe për këtë mbledhje të KPF-së, do të përgatitet procesverbal nga Sekretaria e Kuvendit dhe i njëjti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës:
https: //kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-komitetit-per-politike-dhe-financa/