Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, e dyta për këtë vit kalendarik

RahovecPostuar: 18:43 / 29.02.2024

Si zakonisht, fillimi i seancës u karakterizua me pyetje të kuvendarëve për kryetarin e komunës, respektivisht ekzekutivin.

Pyetjet ishin rreth:
-Vjedhjeve të armatosura që kanë ndodhur së fundi në Ratkoc dhe Krushë të Madhe - shqetësimet e qytetarëve;
-Mbeturinat inerte - hudhja e tyre në vende joadekuate;
-Kontratat kolektive;
-Mirëmbajtja e rrugëve - sanimet;
-Tenderimi i kompleksit sportiv;
-Kubëzimi i rrugës Hoçë e Vogël - Nagac, ndriçimi publik;
-Gjendja e rrugëve në qytet;
-Nevoja për rrugë fushore Zoqisht-Opterushë-Retijë;
-Ballkoni panoramik - “Grape City”
-Sigurimi i inventarizimit të çerdheve;

Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje të strukturuara dhe konkrete nga kryetari i komunës, nënkryetari dhe drejtorët e drejtorive komunale.

RENDI I DITËS me 11 pika, ishte ky:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
3. Shqyrtimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr.325/22, i datës 31.5.2022, për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Arsim;
4. Shqyrtimi i vendimit për për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.174/23, i datës 27.12.2023, për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2024;
5. Shqyrtimi i vendimit për plotësimin e listës rezervë për emërtiminne rrugëve dhe të shesheve në Komunën e Rahovecit;
6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pelqimit paraprak për të zhvilluar procedurat e konkurrimit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë personave fizikë dhe juridikë, deri në 25 vjet (njëzet e pesë) vjet, P-02302-1 dhe 02299-0, zk-Rahovec.
7. Raporti nga Zyra e Auditimit të Brendshëm për vitin 2023 dhe diskutimi i planit të veprimit;
8. Raporti mbi zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportin e auditimit nga ZKA-ja, për vitin 2022;
9. Raporti i Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje sociale për vitin 2023;
10. Informatë e DKA-së për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2023/2024;
11. Informatë mbi kontratat publike të Komunës së Rahovecit;

Në mbledhjen e sotme, ishte një pikë shtesë:

Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-02302-1 dhe 02299-0, zk-Rahovec.

Seanca u cilësua e zgjatur, por me angazhim, konstruktive dhe efikase, ku pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri  nga anëtarët e kuvendit.

Si gjithmonë edhe për këtë seancë, nga Sekretaria e Kuvendit do të përgatitet procesverbal dhe i njejti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës:  https://kk.rks-gov.net/.../ekstraktet-e-procesverbaleve.../

Video-incizimin e mbjedhjes së kuvendit mund ta gjeni në këtë vegëz:https://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/