Mbahet takimi i katërt i Këshillit Publiko-Privat në Komunën e Rahovecit

RahovecPostuar: 14:12 / 07.12.2023

“Ky Këshill ka për qëllim që të përmirësojë kornizën ligjore dhe rregullatore në fushën e të drejtës së pronës, për të nxitur investimet në komunën tonë. Gjithashtu, Këshilli e lehtëson dialogun dhe konsultimin për rregulloret komunale të cilat ndikojnë në të bërit biznes, buxhetin komunal, planin e prokurimit, dokumente strategjike komunale dhe dokumente e çështje të tjera që propozohen nga Komuna e Rahovecit ose nga sektori privat.

Në këtë takim diskutuam për këto çështje:

Kontributi i bizneseve në zhvillimin ekonomik lokal në Komunën e Rahovecit dhe mundësitë e bashkëpunimit;

Dialogu publiko-privat: sfidat dhe çështjet e ndërlidhura me pronën komunale, partneritetin publiko-privat dhe mbështetjen e bizneseve me pronare gra;

Prezantimi i Listës së Pronave Komunale për Dhënie dhe Këmbim 2024 dhe nevojat e sektorit privat për shfrytëzimin e pronës komunale.

Vazhdojmë të jemi partner serioz me sektorin privat, që ta përkrahim atë e t’i japim sa më shumë mundësi e lehtësira, kornizë ligjore sa më të përshtatshme dhe mjedis miqësor për më shumë arritje në zhvillimin ekonomik, punësimin e të rinjve dhe rritjes së mirëqenies së përgjithshme.

Faleminderit USAID-it për mbështetjen dhe bashkëpunimin!” – ka shkruar kryetari Latifi.