Në Rahovec zbulohet busti i dëshmorit të kombit, Gëzim Hamza-Piktori
“Në bronz ndriçon Piktori
Gëzim Hamza ishte një luftëtar trim që u flijua në Betejen e Rahovecit, betejë e cila është ndër kapitujt e veçantë të historisë tonë kombëtare, që i dha dimensione të reja luftës për çlirim. Rahoveci ishte arterie e veçantë e luftës së UÇK-së, jo vetëm për pozitën gjeografike, por edhe për gatishmërinë e popullit të kësaj ane për të qenë pjesë aktive e luftës për çlirim.
Komuna e Rahovecit ka mundësuar ndërtimin e bustit të dëshmorit Gzim Hamza-Piktori.
Para këtij busti, do të përulemi me përkushtim për ta nderuar dhe lartësuar emrin dhe sakrificën e tij, për çdo ditë, muaj e vit.
Lavdi dhe nderime dëshmorit Gzim Hamza- Piktori, si dhe të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit!” – ka shkruar kryetari Latifi.