Renovohet nga jashtë objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Fahredin Hoti" në Rahovec
RahovecPostuar: 09:12 / 08.02.2024
Ndër të tjera, kryetari Latifi ka shkruar:
“Në kuadër të këtij investimi nga Komuna e Rahovecit, janë kryer këto punime:
• Izolimi dhe fasadimi i jashtëm;
• Rregullimi i kulmit;
• Rregullimi i sallës së rëntgenit në repartin e stomatologjisë;
• Rregullimi i hapësirave rreth objektit.
Me anë të këtij investimi, synojmë të ofrojmë kushte të mira, mjedise të bukura dhe të përshtatshme për personelin shëndetësor dhe për pacientët tanë.
Shëndetësia mbetet një nga sektorët kryesorë në vëmendjen tonë dhe prioritet i lartë i qeverisjes.”