Rahoveci komuna e parë që përfiton Grantin e Performancës Komunale për vitin 2022
Kryetari Smajl Latifi ka ndarë edhe detaje dhe falënderime lidhur me këtë:
“Vlera e përgjithshme e Grantit të fituar për performancë të mirë komunale nga Komuna e Rahovecit, është: 1,644,744.79 €.
Përfitimi i këtij granti është dëshmi për seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e ekzekutivit komunal në Rahovec. Kemi edhe shumë punë para vetes, jemi në rrugë të drejtë dhe jemi shembulli më i mirë i qeverisjes lokale në nivel vendi.
Falënderoj për bashkëpunimin e frytshëm Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe DEMOS-in për partneritetin e mirë dhe të qëndrueshëm me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedinë dhe Norvegjinë.
Falënderoj për angazhimin dhe punën e përkushtuar koordinatoren për performancë, znj. Bjondina Ramaj-Fazliu, secilin anëtar të grupit punues për performancë, zyrtarët e shërbimit civil në Komunë, njëherësh ekipin tim politik dhe të gjithë qytetarët, për bashkëpunim!
Ju siguroj se edhe në të ardhmen nuk do të mungojë angazhimi dhe përkushtimi që të kemi një performancë të duhur, përfshirë planifikimin urban e rural, menaxhimin e mbeturinave, si faktor kryesor i mbrojtjes së mjedisit, shërbimet publike, shëndetësore, arsimore dhe kulturore.
Urime!”