“100 fshatrat turistike” në Shqipëri
Nën modelin e Rilindjes Urbane, një tjetër program i fokusuar tek turizmi dhe agrobiznesi do të financojë rehabilitimin e plotë infrastrukturor, kulturor dhe historik të 100 fshatrave anembanë vendit.
Këto fshatra janë zgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohet në qendra të një lloj turizmi të ri, të panjohur deri më parë në vendin tonë, turizmi rural.
Në total, do të jenë mbi 200 ndërhyrjet në infrastrukturë, përfshi rrugë, sheshe, kanalizime, ujësjellës, rehablitimi objektesh kulturore apo objektesh të trashëgimisë historike.
Programi u prezantua ditën e sotme në një vizitë të kryeministrit në një fermë agroturizmi në Radë, Qarku Durrës, por Lexo.al ka arritur të zbulojë listën e plotë të fshatrave që do të bëhen pjesë e këtij programi.
Më poshtë, lista e detajuar sipas qarqeve”
Qarku Berat: Qafë Dardhë, Roshnik, Malas Breg, Kozarë, Blezënckë, Kapinovë
Qarku Dibër: Rabdisht, Radomirë, Bushkash, Zerqan, Gur i Bardhë
Qarku Durrës: Shetaj, Shën Avlash, Radë, Gjepalaj/Eminas, Metallaj, Halilaj (I njohur ndryshe si Zgërdhesh)
Qarku Elbasan: Gjinar, Shushicë, Shtërmenj, Seferan, Sotirë, Pajovë, Stëblevë, Dardhë, Rrajcë/Skëndërbej
Qarku Fier: Pojan, Libofshë, Cakran, Siceqë, Luar, Ardenicë, Krutje, Goricaj, Hekal
Qarku Gjirokastër: Dhoksat, Zhulat, Antigone, Lazarat, Labovë e Sipërme, Nepravishtë, Nivicë, Peshtan, Kalivaç, Kosinë, Leusa, Maleshovë, Sotirë
Qarku Korçë: Drenovë, Boboshticë, Voskopojë, Dardhë, Zvirinë, Rehovë, Borovë, Lin, Tushemisht, Gurras, Arrëz, Nikolicë, Zaroshkë
Qarku Kukës: Shishtavec, Shtiqën, Cahan, Valbonë
Qarku Lezhë: Ishull-Lezhë, Fishtë, Skuraj, Katund i Vjetër, Orosh
Qarku Shkodër: Drisht, Zogaj, Theth, Mjedë, Kukël, Qelëz, Kryezi, Razëm, Vrith, Lëpushë
Qarku Tiranë: Shën Gjergj, Shesh, Pezë, Pëllumbas, Laknas, Prezë, Marikaj, Karpen, Vilë Bashtovë, German
Qarku Vlorë: Kaninë, Tragjas, Zvërnec, Dhërmi/Vuno, Kuç, Lukovë, Mesopotam, Ploçë (Amantia), Drashovicë, Çukë, Mursi, Rusan./Lexo.al/