Kushte moderne në spitalin rajonal të Durrësit

Postuar: 11:42 / 18.03.2019

Në spitalin rajonal të Durrësit, po krijohen mundësi për familjarët të presin në kushte të përshtatshme, teksa pacientët marrin shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është shprehur e vendosur për zbatimin e regjimit të ri të disiplinës në spitale.

“Të vendosur të zbatojmë regjimin e ri të disiplinës në spitale. Në spitalin rajonal të Durrësit po krijohen mundësi për familjarët të presin në kushte të përshtatshme, teksa pacientët marrin shërbimin e nevojshëm mjekësor. Të respektojmë rregullat”, thotë Manastirliu.  /ATSH/