Vdes kryetari i Ranillugut në një aksident në Nish
RanillugPostuar: 15:47 / 15.09.2017
Komandanti i Policisë rajonale të Komunës së Ranillugut, ka konfirmuar për Gazetën Express se në aksidentin që ndodhi në magjistralen që çon në Nish të Serbisë, kanë vdekur dy persona: kryetari i Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe kryetari i Kuvendit Komunal, Sasha Aleksiq.
Aksidenti ka ndodhur para 2 orëve, konfirmoi komandanti i Policisë së Kosovës, në rajonin e Ranillugut, Nebojsha Popoviq.
Pos viktimave në aksident janë lënduar edhe Vesna, bashkëshortja e Gradimir Mikiqit si dhe një zyrtar i kësaj komune.
Shërbimi Emergjent i Qendrës së Shëndetit në Lajkovac të Serbisë, konfirmoi se rreth orës 12:45 kanë marrë një telefonatë për aksident. /InfoKomuna/