Bajrami: Konsorciumi francez javën e ardhshme tregon shumën e parave për Brezovicën
Ajo ka thënë për Indeksonline se përfaqësuesit e konzorciumit do të vijnë në Kosovë javën e ardhshme ku edhe do të njoftojnë për sasinë e mjeteve që janë grumbulluar për projektin e Brezovicës.
Deri në ditën e fundit nuk mund të themi se projekti për privatizimin Brezovicës ka dështuar. Kemi në dispozicion edhe më shumë se dy javë kohë. Pritet që javën e ardhshme të vijë në Kosovë përfaqësuesit e konzorciumit dhe ta njoftojnë komitetin ndërministror për shumën e mjeteve që janë grumbulluar dhe që do të investohen në Brezovicë, ka thënë Bajrami për Indeksonline.
Bajrami ka thënë se ka zotime serioze nga konzorciumi që janë grumbulluar mjetet e nevojshme.
Ata kanë zotime serioze që mjetet janë grumbulluar dhe që do ti prezantojnë para komitetit ndërministror. Nuk është korrekte të spekulohet derisa nuk është përmbyllur zyrtarisht afati, sepse deri në fund të këtij muaji ka kohë, ka thënë Bajrami.
Fitues për të investuar në Brezovicë ishte shpallur konzorciumi Compagnie des Alpes SA & MDP Consulting & PGI Managmanet & Outdoor Kosovo, më 2014. Zotimet e fituesit ishin që do të investohen 409 milionë euro.