Drejkoci bëhet me Qendër këshilluese për nëna dhe fëmijë
Me këtë rast autoritete shëndetësore thanë se po synojnë që sëmundjet dhe problemet e tjera me nënat dhe fëmijët të jenë sa më të vogla në bazë të edukimit që merret nga këto qendra. Si shërbim për nëna dhe fëmijë kjo mënyrë thuhet se është mjaft i kërkuar gati në të gjitha qendrat shëndetësore.
Autoritetet shëndetësore nga komuna e Shtërpcës, nga Ferizaj dhe stafi infermierik në rajon e kanë hapur sot qendrën këshilluese për nëna dhe fëmijë në Shtërpcë.
Organizata joqeveritare "Aksioni për nëna dhe fëmijë" e cila ka mundësuar hapjen e një qendre të tillë në Ferizaj tregon se përvojat e nxjerra këtu kanë treguar se është e nevojshme qendra të tilla të jenë sa më të shpeshta.
Mrika Aliu nga kjo organizatë tregon cilat shërbime do të mund të merren tani e tutje edhe për komunitetin e këtij rajoni e të cilat nuk kanë qenë deri më tani. Edhe infermieret e trajnuara thonë të jetë mirëpritur shërbimi i ri nga komuniteti.
Ndërkaq drejtori i shëndetësisë i Komunës së Ferizajt, Burim Karameta, dhe drejtori i shëndetësisë në komunën e Shtërpcës vlerësojnë se avancimi i shërbimeve shëndetësore është në rritje dhe shëndeti i nënave është gjithmonë i rëndësishëm për të gjitha zhvillimet e tjera.
Hapja e shërbimeve të reja paraqet një investim të rëndësishëm edhe për Ministrinë e Shëndetësisë. Këshilltari politik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gëzim Kokollari, premton edhe projekte të tjera për rajonin e Ferizajt.
Dhomat këshilluese për nënat dhe fëmijët, më saktë rritja e kujdesit antenatal në gjithë Kosovën janë 4, kurse qendra e themeluar para dy vitesh në Ferizaj konsiderohet ndër qendrat me rezultatet më të mira./InfoKomuna/