Francezët në kërkim të partnerëve për Brezovicën
Konsorciumi në fjalë ka kërkuar partneritet nga biznesmeni Behgjet Pacolli dhe kompania turke Limak, por që të dyja palët kanë refuzuar një gjë të tillë.
Konsorciumi francez MDP Consulting Compagnie des Alpes, vazhdon të jetë në kërkim të partnerëve për ndërtimin e qendrës turistike Brezovica. Sipas burimeve të gazetës Zëri kjo kompani ka arritur të dorëzojë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë vetëm rreth 80 milionë euro nga 160 milionë euro sa ishte paraparë investimi për fazën e parë.
Konsorciumi ka kërkuar partneritet edhe nga biznesmeni i mirënjohur Behgjet Pacolli, por ky i fundit ka refuzuar një kërkese të tillë.
Ata kanë kërkuar ndihmë financiare edhe nga kompania Limak, por edhe këta nuk janë të interesuar për të hyrë në partneritet, ka thënë burimi i besueshëm i gazetës Zëri.