Fshatrat shqiptare të Shtërpcës të lënë pas dore
ShtërpcëPostuar: 22:12 / 10.04.2016
Fajin për mungesë të investimeve kapitale banorët ia lënë përkatësisë etnike. Thonë se Shtërpca e udhëhequr nga serbët po anashkalon vendbanimet me shqiptarë, raporton KTV.
Banorët kanë kërkuar nga nënkryetari që është shqiptar, që të punojë më shumë për interesat e tyre.
Për mungesë të investimeve kapitale për fshatrat me shqiptarë të Shtërpcës, në mbledhjet e fundit të Kuvendit Komunal pati reaguar edhe këshilltari Ali Halimi nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërkohë, nënkryetari i Shtërpcës, Beqir Fejzullahu, nëpërmjet postës elektronike ka sqaruar se ka pasur ngecje të projekteve të vitit të kaluar.