"Limak" pritet të bëhet pjesë e projektit "Brezovica"
ShtërpcëPostuar: 08:25 / 30.05.2016
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) disa herë e ka shtyrë afatin për ti dhënë mundësi konsorciumit që të përmbushë kushtet e kontratës.
Burime të Kohës Ditore kanë thënë se konsorciumi mund ta shmangë dështimin duke lidhur marrëveshje me kompani të tjera të fuqishme.
Sipas një burimi, ky konsorcium është në bisedime me kompaninë turke Limak për vazhdimin e projektit.
Në Ministrinë Tregtisë dhe Industrisë kanë thënë se para të martës as ata nuk e dinë se çfarë mund të ndodhë me këtë projekt.