Magistrales i sekuestrohen kamionët në Kosovë
Policia e Kosovës dhe punonjësit e Doganës së Kosovës ia kanë sekuestruar sot ndërmarrjes së Beogradit Magistrala pesë kamionë, automjete për pastrimin e borës dhe vetura, bën të ditur B92.
Arsye e këtij sekuestrimi është fakti se të punësuarit në këtë firmë, 15 sish, punonin sipas planeve të Serbisë, ndërsa automjetet ishin me tabela të regjistrimit të Beogradit, transmeton Koha.net raportimin e TV Most, në Shtërpcë.
Automjetet janë shoqëruar nga policia deri në terminalin e Ferizajt e pastaj janë kthyer në Serbi përmes pikëkalimit kufitar Konçul te Bujanoci.
Që punëtorët e Magistrales sërish të mund merren me mirëmbajtjen e rreth 80 kilometrave rrugë lokale e rajonale në Kosovë duhet të paguhen kontributet tatimore, të merret licenca (leja e punës) dhe targat e Kosovës për automjete.
Deri atëherë, sipas raportimeve të medieve serbe, që i transmeton Koha.net, për mirëmbajtjen e rrugëve në këtë komunë me shumicë serbe do të përkujdesen firmat e Kosovës.
Sipas serbëeve të Shtërpcës në këtë mënyrë është shkelur marrëveshja ndërmjet Beogradit e Prishtinës, meqë për privatizimin e firmave në mjediset serbe në Kosovë do të duhej të bisedohej pas formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe.
Gjatë dy vjetëve të shkuara, Agjencia Kosovare e Privatizimit vetëm në Zhupën e Siriniqit, siç e quan Beogradi luginë e Shtërpcës, ka privatizuar, përkatësisht ka mbyllur dhjetëra firma serbe Stacionin e Veterinës, Kooperativën Bujqësore, Shtëpinë e Mallrave në qendër të Shtërpcës, Fabrikën e veglave metalike dhe komponentet Ivo Llolla Ribar, motelin Junior, në të cilin nga vitit 1999 ishin vendosur persona të dëbuar e të zhvendosur, ndërsa është paralajmëruar privatizimi i pushimores së fëmijëve Llahor, pushimorja e Eelektrokosmetit dhe Ski qendra në Brfezovicë/KohaNet